Në botën e sotme, shkrim-leximi tejkalon aftësinë themelore për të kuptuar tekstin – duhet të zotërojmë një aftësi të re: shkathtësinë dixhitale.
Pavarësisht nëse jeni fillestar ose keni përvojë, kursi do të shtjellojë një kuptim thelbësor të detajuar të kompjuterëve dhe gjithçka që mund të punohet me ta.Ky kurs ju ndihmon të mësoni aftësitë bazike për të filluar punën me kompjuter, të jeni më produktiv në shtëpi dhe në punë, të qëndroni të sigurtë në internet dhe të përfitoni nga përdorimi i teknologjisë.
Përfundimi i këtij kursi do t’ju pajisë me njohuritë për të filluar kurse më specifike dhe të avancuara si bazat e kodimit në cilëndo gjuhë programuese, krijimin e ueb faqeve, dizajnin grafik etj.