Në këtë nivel mësohen rregullat e Texhvidit(përveç venddaljes së shkronjave përfshinë, cilësitë e tyre, rregullat e nunit dhe mimit sakin, njohuri tjera rreth shkronjave arabe gjatë leximit si dhe zgjatimet me të gjitha llojet e tij), mësimi teorik, mësimi praktik dhe përgatitje për ata që dëshirojnë të vazhdojnë memorizimin. Pas përfundimit të këtij kursi, studenti/a do të jetë në gjendje të lexojë Kur’anin rrjedhshëm, bukur dhe me të gjitha rregullat e texhvidit.
Për t’u regjistruar në këtë nivel, aplikuesi duhet të dijë shkronjat arabe, shqiptimin dhe lidhjen e tyre.
Literatura:
Stolia e leximit në texhvidin e Kur’anit, Dr.Rihab Muhamed Mufid Esh-Shekaki.
Informata shtesë për kursin
- Kursi mbahet dy herë në javë, nga një orë e gjysmë
- Çmimi 20 Euro në muaj