Si çdo njeri që ka synim të arrij diku, synimi im ishte dhe inshaAllaah do të jetë gjithmonë, arritja e kënaqësisë së Allahut. Islami ishte thellë i mbjellur në zemrën time. Përveç obligimeve të domosdoshme ndaj Allahut që ishin në raport me veten time, doja të bëj diqka që, përveç arritjes së knaqësisë së Allahut, do t’u bënte dobi edhe prindërve të mijë.
Kështu vendosa të filloj me mësimin përmendësh të librit të Allahut, në kohën kur babai im ndërroi jetë. Atëherë, e kuptova sa e pavlerë ishte të angazhohesha plotësosht me diçka të kësaj dynjaje dhe se si njëra ndër shkaqet kryesore të faljes së mëkatëve të personit të vdekur ishte fëmija i hajrit i cili lutet për të. Iu luta Allahut të më bëj një prej tyre dhe kështu filloi rrugëtimi im…
Fillova të shkoj në mesxhidet në të cilat mësohej fjala e Allahut. Vazhdova aty për një kohë te caktuar dhe pastaj ma mundësoi Allahu të shkoj në një qendër të njejtë por që ishte larg vendit.
Shtytësi kryesor që unë të shkoj atje pa marrë parasysh rrethanave ishte nëna ime. Edhe pse ajo do të mbetej e vetme në shtëpi, gjithmonë thoshte se më e rëndesishme është që të vazhdosh këtë rrugëtim pavarësisht sfidave që mund të na i sillte jeta. Për nje kohë qëndrova atje pastaj u ktheva përsëri në vendin tim, ku vazhdova mësimim në qendren “Ikra”. Pavarësisht që nganjëherë mund të ndjehësha se nuk do të mund t’ia dal, nëna ime dhe mësuset më jepnin kurajo të vazhdoja e të mos dorëzohesha në arritjen e synimin tim.
Deshti Allahu dhe më sprovoi me diçka ende më te rëndë për zemrën time. Ishte caktim dhe padyshim ishte hajr, ajo qe Ai caktoi për mua.
Nëna ime, e cila më rrinte gati gjithmonë e që më këshillonte që ta lë dunjanë me një anë e të mirresha me Kur’anin dhe që preokopim kishte që unë të arrija atë që dëshiroja, papritmas ndërroi jetë! Ajo, që për mua ishte shtytësi kryesor, që më fliste për gjëra të bukura që do t’i bënim bashkë pas përfundimit të memorizimit të Kur’anit. Fjalët e saj ishin më të bukurat që dëgjoja dhe ato fjalë më bënin të fuqishme. Pikërisht, dorëzimi i shpirtit të saj te Allahu ishte prej gjërave më të rënda që përjetova gjatë këtij rrugëtimi.
E kuptova, se të mësosh fjalën e Allahut nuk është diçka e lehtë. Do të të dalin në rrugë shumë pengesa dhe shumë e shumë vështirësi që për një moment të bëjnë të dorëzohesh. Por, pavarësisht tyre, kurr nuk duhet të harrojme qëllimin kryesor për të cilin jemi nisur në këtë rrugëtim.
Të bartësh fjalën e Tij aq sa knaqësi aq ka përgjegjësi por, është shumë e bukur kur mendon se Allahu mund të jetë i knaqur me ty, me këtë vepër, dhe kjo vepër mund t’u sjell dobi më të dashurve të zemrës tënde (inshaAllah).
Falenderimi i takon Allahut që ma mundësoi ta përfundoj hivzin e Kur’anit edhe pse ky është vetëm fillimi im!
Dua t’i falenderoj të gjithë ata që me mbështetën dhe më ndihmuan të arrij këtu, ku jam sot dhe lutem që Allahu t’i shpërblej në mënyrën më të mirë siç Ai di.
M.F