A është puna në distancë më shumë se një trendi?

A ka përparuar puna në distancë përtej të qenit nevojë e situatës së shkaktuar nga Covid 19? A është tani një industri?
Është folur shumë për të ardhmen e punës, por mjedisi aktual i biznesit dhe ndryshimet e fuqisë punëtore tregojnë se e ardhmja e punës tashmë është këtu, teknologjia po transformon mënyrën se si ne punojmë dhe llojin e punës që bëjmë. Brezat e rinj po favorizojnë një karrierë të pavarur se sa një punë tradicionale. Dhe si rezultat i pandemisë, 62% e organizatave po zhvendosen më shumë punën nga distanca.

Menaxherët e punësimit thonë se punët kryesore ku në to ushtrohet talenti i pavarur do të angazhojnë më shumë fuqi punëtore si:

Puna e pavarur freelancing si pjesë e punës në distancë

Çfarë është Freelancing?

Freelancing është një profesion i vetëpunësimit, ku ju ofroni aftësi dhe shërbime për klientët mbi baza kontraktuale sesa duke punuar për ndonjë kompani të veçantë.

Përparësitë e punës së pavarur
    • Ju jeni shefi – ju zgjidhni atë që dëshironi të bëni dhe sa kohë dëshironi të investoni.
    • Orari fleksibël i punës dhe vendndodhja – mund të punoni nga çdo vend në çdo kohë për sa kohë që keni një kompjuter dhe lidhje në internet.
    • Më e lehtë për të ndryshuar fushën tuaj të punës – ju mund të vazhdoni të mësoni dhe të drejtoni rrugë të ndryshme karriere në çdo kohë që të jeni gati.
    • Ju mund të vendosni çmimet tuaja dhe mund të filloni të paguaheni më shumë për shërbimet tuaja çdo herë që mendoni se meritoni më shumë me kusht që të mund t’i justifikoni ato.
    • Ju mund ta transferoni punën tuaj tek punëtorë të tjerë dhe të përfitojnë edhe të tjerët nëse merrni shumë projekte.

Më shumë njerëz se kurrë po e shohin punën e pavarur si një rrugë afatgjatë të karrierës së tyre

Raporti Freelancing in America: 2019 (FIA) është matësi më gjithëpërfshirës i fuqisë punëtore të pavarur(freelancing).
Ndër gjetjet e FIA janë:

  • Të ardhurat nga puna e pavarur kontribuan më shumë në ekonomi sesa industri të tilla si ndërtaria dhe transporti.
    Për herë të parë që nga fillimi i sondazhit në vitin 2014, shumë nga ata që bënin punë të pavarur thanë që e shohin këtë mënyrë të të punuarit si një zgjedhje afatgjatë të karrierës.
  • 45% puntorëve të pavarur ofrojnë shërbime të aftësive të tilla si programim, marketing, dhe këshillim biznesi.
  • Gati gjysma e punëtorëve të pavarur (46%) janë pajtuar se puna që bëjnë u jep fleksibilitetin që u duhet pasi nuk janë në gjendje të punojnë në një punë tradicionale për shkak të rrethanave personale.

 

Përkëtheu dhe përshtati: Bsc. Egzona Maloku
Referencat:
2020 Future Workforce Report – U.S U.S. hiring managers
Freelancing in America: 2019 (FIA) Raport – U.S. hiring managers