Botimi i librit “Stolia e leximit në texhvidin e Kur’anit”

Duke shpresuar në shpërblimin e atyre që u angazhuan në përcjelljen e mësimit të Kur’anit brez pas brezi, me ndihmën e Allahut në qendrën IKRA u botua libri “Stolia e leximit në texhvidin e Kur’anit” nga autorja Dr. Rihab Esh-Shekaki. Ky libër është i përzgjedhur nga organizata botërore për mësimin përmendësh të Kur’anit fisnik si program mësimor për studentët e saj dhe i rishikuar nga mësuesi ynë Dr. Ejman Rushdi Suvejd, i cili është kryetar i Këshillit Shkencor të Autoritetit Global për memorizimin e Kur’anit fisnik.
Lusim Allahun e Lartëmadhërishëm që t’i shpërblej me mirësi të gjithë ata që kontribuan në botimin e këtij libri.

Librin mund ta gjeni në qendrën IKRA, rruga Haxhi Zeka nr.58.
Çmimi 12€.