Teknologji Informative për fëmijë

Teknologji

Teknologji Informative për fëmijë

Në këtë nivel fëmijëve u mësohen konceptet e programimit si strukturat me përsëritje, ngjarjet,
funksionet dhe kushtet, gjithashtu njihen me teknika të ndryshme të zgjidhjes së problemeve,
mësojnë rreth internetit dhe sigurisë në internet.
Pas përfundimit të këtij kursi, nxënësi/ja do të jenë në gjendje t’i kuptoj konceptet bazike të
programimit.

Mësimi zhvillohet me aktivitete të ndryshme dhe tërheqëse për fëmijë.
Nuk nevojiten njohuri paraprake për regjistrimin në këtë nivel.

Informata shtesë për kursin

  • Kursi mbahet dy herë në javë ose çdo të shtunë
  • Mosha : 8-13 Vjet
  • Trajnimi zgjatë: 3 muaj
  • Çmimi 15 Euro në muaj
Në këtë kurs, nxënësit ndërtojnë përvojën e tyre të programimit duke krijuar imazhe,
animacione, ngjarje interaktive, lojra kompjuterike dhe më shumë duke përdorur gjuhën
programuese Scratch. Fillojnë me forma të thjeshta, bazike të programimit dhe duke
vazhduar me kodimin e programeve
më të avancuara. Më pas mësojnë se si këto programe të thjeshta mund të kombinohen për të
krijuar programe më komplekse.
Në projektin përfundimtar, studentët zhvillojnë programe individuale. Ata praktikojnë
dizajnimin, testimin, strukturat e përsëritjes dhe “debugim”-in koncepte të vlefshme në
procesin e programimit.Mësimi zhvillohet me aktivitete të ndryshme dhe tërheqëse për fëmijë.
Paraprakisht nxënësi/ja duhet të dijë konceptet bazike te programimit (Preferohet ta ketë të
përfunduar nivelin CODE).

Informata shtesë për kursin

  • Kursi mbahet dy herë në javë, nga një orë e gjysmë
  • Mosha : 8-13 Vjet
  • Trajnimi zgjatë: 3 muaj
  • Çmimi 20 Euro në muaj

Në këtë nivel fëmijëve u mësohet gjuha programuese Python, një gjuhë programimi bazuar në
tekst. U mundëson atyre të aplikojnë aftësitë e logjikës së programimit dhe kreativitetin, ku
ata do të bëjnë hapin e parë në programimin real.
Mësimi zhvillohet me aktivitete të ndryshme dhe tërheqëse për fëmijë.
Pas përfundimit të këtij kursi, nxënësi/ja do të jenë në gjendje të kodoj projekte në gjuhën
Python duke përdorur strukturat kryesore të programimit dhe shkathtësi që mund të aplikohen
në mënyrë universale për çdo gjuhë koduese.

Paraprakisht nxënësi/ja duhet të ketë njohuri dhe përvojë në zbatimin e koncepteve të
programimit (Preferohet ta ketë të përfunduar nivelin Scratch.

Informata shtesë për kursin

  • Kursi mbahet dy herë në javë, nga një orë e gjysmë
  • Mosha : 8-13 Vjet
  • Trajnimi zgjatë: 3 muaj
  • Çmimi 30 Euro në muaj
Formulari i Regjistrimit