Gjuhë Angleze

Gjuhë e huaj

Gjuhë Angleze

Është bërë kohë që mëson Anglisht dhe ende nuk je i kënaqur me nivelin tënd të gjuhës? Je i mirë për ta kuptuar por heziton ta flasësh?
Eja, rezervoje vendin në klasë, përvetësoi njohuritë tua duke i vënë drejtpërsëdrejti në praktikë.

Në nivelin e parë nxënësit njihen me konceptet themelore gramatikore të gjuhës angleze duke i ndërthurur me ato të gjuhës shqipe.
Pastaj, zhvillohet komunikimi i lehtë dhe praktikë për nivelin përkatës ku nxënësit do të arrijnë të parashtrojnë pyetje të ndryshme sa i përket rutinës, ambientit që i rrethon, familjes dhe shoqërisë, në të njejtën kohë, japin përgjigje rreth informatave personale.
Në pjesën e leximit dhe shkrimit nxënësve do t’iu kërkohet t’i lexojnë tekstet e shkurtëra dhe të shkruajnë paragrafe që lidhen me temat e jetës së përditshme.

Literatura: New Headway Beginner.

Rezulatet që do t’i arrijnë nxënësit do të jenë si në vijim:

  • Nxënësi do të shprehet lirshëm rreth vetes dhe kupton qartë fjalitë e shkurta në gjuhën angleze.
  • Pasuron fjalorin
  • Shqipton mirë fjalët e reja
  • Zhvillon sensin e dëgjimit të dialektit amerikan dhe britanez në veçanti.
  • Shkruan fjali të shkurta, shprehje dhe komanda të thjeshta.
  • Përgjatë këtij niveli, nxënësit do të vlerësohen në vazhdimësi me anë të kuizeve, lojërave dhe testeve parapërgatitëse.

Nxënësit, në nivelin e dytë, mësojnë anglishten bazike, shprehje dhe fjalë të reja.
Pastaj, si të shkruajnë me saktësi fjali në një kohë të caktuar dhe të përshkruajnë situata të ndryshme.

Literatura: New Headway Elementary.

Pas përfundimit të nivelit “Elementary”:

  • Nxënësi do të zotëroj bazën e gjuhës angleze
  • Komunikon me lehtësi nevojat e tij
  • Kupton bisedat në tempon mesatar
  • Arrin të shkruaj për planet e së ardhmes.
  • Të përshkruaj personalitetin dhe përvojat personale.

Në nivelin e tretë, nxënësit zhvillohen më shumë në 4 aftësitë gjuhësore: shkrim, lexim, komunikim, dëgjim. Vëmendje më e veçantë do t’i kushtohet komunikimit duke i nxitur ata të flasin me njëri tjetrin ndërsa, mësuesja përzgjedh tema që përkojnë me dëshirat dhe interesat e nxënësve.
Do të ketë aktivitete të ndryshme, bashkëbisedim dhe testim online.

Literatura: New Headway Pre-Intermediate..

Rezultatet që priten të arrihen pas përfundimit të nivelit: “Intermediate”

  • Nxënësi tanimë kupton mesazhin kryesor të tekstet që lexohen në klasë.
  • Flet rrjedhshëm.
  • Vë në praktikë fjalët e reja dhe shprehjet më të përdorura në vendet ku flitet gjuha angleze.
  • Shkruan ese.
  • Komunikon në mënyrë efikase idetë e tij.

Në nivelin e katërt, nga nxënësit pritet që të kuptojnë pikat kryesore në çështje me të cilat mund të ballafaqohen rregullisht gjatë punës, shkollës, apo gjatë kohës së lirë.
Nxënësit gjithashtu mund të zgjidhin shumicën e situatave të mundshme gjatë udhëtimit nëpër vende ku flitet anglishtja. Ata gjithashtu mund të shkruajnë tekste të thjeshta për tema aktuale ose interesa personale, dhe mund të përshkruajnë eksperienca dhe ngjarje, ëndrra dhe ambicje, si dhe shkurtimisht të japin shpjegime dhe arsye për medimet apo planet e tyre.

Literatura: New Headway Intermediate.

Në nivelin e pestë nxënësit mund të kuptojnë idetë kryesore të teksteve të ndërlikuara, qoftë për tema konkrete apo abstrakte, duke përfshirë diskutime teknike në fusha të ndryshme.
Ata gjithashtu mund të komunikojnë me një rrjedhshmëri dhe vetvetishmëri, që u mundëson komunikimin me folës vendas të anglishtes pa ndonjë problem të mundshëm. Nxënësit e nivelit të pestë mund të shkruajnë tekste të qarta dhe të detajuara në një gamë të gjerë temash, dhe të shpjegojnë pikpamjet e tyre në probleme aktuale, duke dhënë avanazhet dhe disavantazhet e ideve të ndryshme.

Literatura: New Headway Upper-Intermediate.

Në nivelin e avancuar, nxënësit mund të kuptojnë tekste të vështira dhe të gjata, si dhe janë në gjendje të dallojnë gjëra të nënkuptuara.
Ata mund ta përdorin gjuhën efektivisht për qëllime shoqërore, akademike, apo profesionale. Ata gjithashtu mund të shkruajnë tekste të qarta, të strukturuara, dhe të detajizuara, për tema më të ndërlikuara, dhe të shprehen lirshëm dhe me precizitet.

Literatura: New Headway Advanced.

  • Beginners (niveli i parë), muaji 20 euro.
  • Elementary (niveli i dytë), muaji 20 euro.
  • Pre-Intermediate (niveli i tretë), muaji 20 euro.
  • Intermediate (niveli i katërt), muaji 25 euro.
  • Upper intermediate (niveli i pestë), muaji 25 euro.
  • Advanced (niveli i gjashtë), muaji 30 euro.
  • Intenziv, muaji 90 euro.
  • Orë individuale shtesë, 10 euro.

Formulari i regjistrimit