Nxënësit vazhdojnë të na bëjnë krenarë

🏆 Nxënësit vazhdojnë të na bëjnë krenarë. Nxënësja jonë Besira Smajli doli fituese në garën ndërkombëtare të programimit “International Programming Olympiad” në diciplinën “Scratch – creative programming on Scratch”.

Besira zuri vendin e dytë për projektin më të mirë – kuiz/lojë kompjuterike, në një konkurrencë të fortë me pjesëmarrës nga SHBA, Rusia, Indonezia, Romania, Italia, Suedia etj.

Projektin “Internet Security ” e zhvilloi duke përdorur gjuhën programuse Scratch, për të njoftuar moshatarët e saj për sigurinë në internet, se si duhet të sillemi në situata të ndryshme online.
Mesazhi i projektit: “Trajtoni të tjerët në internet ashtu siç dëshironi të trajtoheni edhe ju!”

Besira është pjesë e kursit të programimit nga tetori i vitit 2019, ajo ka ndjekur dhe përfunduar me sukses trajnimet: CODES, Scratch. Tani është duke ndjekur trajnimin për ‘JavaScript’, gjithashtu gjatë kohës se saj të lirë po mundohet të angazhoj veten duke krijuar projekte dhe zgjidhje të ndryshme për moshatarët e saj përmes programimit.

Është kënaqësi të kemi nxënës të zellshëm dhe kreativ sikur Besira.✨